Oferta Pune
Na ndiq ne Facebook
Vlerat nga trainimet – Efikasiteti dhe kthimi i investimit në kontribut për kompaninë
Shumë shpesh, përfitimet e mundshme nga seminaret e trajnimit humbasin sepse mungon mbështetja e nevojshme për zbatimin e të mësuarit. Duhet pranuar se askujt nuk i leverdis të dërgojë njerëzit për trajnim thjesht për argëtim. Ne të gjithë presim që trajnimi të ndikojë mbi aftësinë e tanishme ose të ardhshme të një punonjësi për të kontribuar në punën e kompanisë. Si mund ta "realizojmë"?
Doracaku i Burimeve Njerëzore
Revista e Burimeve Njerëzore ju vë në dispozicion doracakun e Burimeve Njerëzore, i cili mund të përdoret nga manaxherët dhe profesionistët e Burimeve Njerëzore si ndihmesë, për të krijuar bazamentin e punës së tyre. Në këtë numër ju mund të lexoni rreth rregullave të punës, të cilat mund të përshtaten sipas kushteve specifike të kompanisë. Ky cikël shkrimesh shërben si model për plotësimin e politikave dhe procedurave të punës për Burimet Njerëzore.
Në numrat në vijim do trajtohen tema të tjera të menaxhimit.
Çështje të Komunikimit
Komunikimi është një nga sfidat më të mëdha me të cilat menaxherët përballen sot si dhe një nga aspektet më kritike të drejtuesve. Pa komunikim të mirë, menaxherët mund të dështojnë për të fituar angazhimin e punonjësve, mund të dështojnë për të arritur objektivat e biznesit si dhe mund të dështojnë për të zhvilluar marrëdhëniet mes njerëzve në ekipin e tyre. Me pak fjalë, ata mund të dështojnë si drejtues, pavarësisht nga qëllimet e tyre të mira.
Ju tingëllon e frikshme? Edhe mund të jetë e tillë, sidomos për menaxherët me shumë pak përvojë. Punonjësit e nivelit të parë nuk kanë nevojë për të njëjtën aftësi komunikimi sikurse liderët, por kur ata ngjiten në shkallët e karrierës, duhet të mësojnë të komunikojnë në një audiencë më të gjerë në mënyrë më efektive për të qenë në lartësinë e detyrës dhe për të qenë të suksesshëm në punë.




DM Consulting Services